Lajme

Nga Komuna e Pejës flasin për rastin në Shtëpinë e të Moshuarëve

Qyteti i Pejës

Në një video të postuar në rrjetin Facebook, nga qytetaja Kaltrinë Zeneli, shfaqen pamje të rënda, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar fizikisht nga një infermiere e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë.

Lidhur më ketë ngjarje ka ardhur edhe reagimi nga Komuna e Pejës.

Në një përgjigje për Shqip.com, nënkrytari i Komunës, Fatmir Asllani ka ftuar organet e drejtësisë që të përfshijë të gjithë protagonistët e ngjarjes.

“E dënojmë ashpër këtë akt dhe kërkuam nga organet e drejtësisë me u marrë me të gjithë protagonistët, jo vetëm me infermierën që shihet, por edhe me protagonistët e tjerë që kanë bërë shaka përreth saj me u marrë me organet e drejtësisë”, tha Asllani.

Lexo edhe:
Shtëpia e të Moshuarve në Pejë konfirmon se vajza që sulmoi të moshuaren është infermiere

Më tutje Asllani thotë se kjo shtëpi e të moshuarëve është nën menaxhim privat.

“Qendra e të Moshuarve “Orenda” është private dhe “menaxhohet 100% nga Orenda -kompani private”.

Gjithashtu Shqip.com merr vesh që dy punonjëset e Shtëpisë së Moshuarëve ne Pejë janë arrestuar.

Shqip.com, ka kontaktuar Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, të cilët thanë se ajo që e abuzoi me të moshuarën ishte infermiere.

Lexo edhe:
Arrestohen dy punonjëse për rrahjen e të moshuarës në Pejë

Për këtë rast, kanë deklaruar se do të mbahet edhe konferenca për media në ora 19:00.

“Po mund ta konfirmoj që vajza që e sulmoi të moshuarën është infermiere, për detaje të hollësishme do të mbajmë konferencë për media në ora 19:00”, u tha nga Shtëpia e të Moshuarve.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me sulmin fizik që ka ndodhur ndaj një të moshuarës në shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se veprimet e tilla janë të papranueshme.

/Shqip.com