Lajme

(VIDEO)Pamje të rënda: Torturohet fizikisht një e moshuar nga infermierja e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë

Në një video të postuar në rrjetin Facebook, nga qytetarja, Kaltrinë Zeneli, shfaqen pamje të rënda, ku shihet një e moshuar duke u keqtrajtuar fizikisht nga një infermiere e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë.

Në videon e publikuar për një minutë, e moshuara vuan e bërtet nga goditjet në fytyrë që i bëhen në mënyrë të vazhdueshme nga punëtorja që ushtron dhunë sistematike.

Tutje, teksa e moshuara goditet, dhunuesja incizohet nga koleget e saj me mburrje, duke e përkrahur në torturimin që i bëhet të moshuarës.

“Pak jom t’u ja hi, qysh di me sill une”, dëgjohet duke thënë punonjësa teksa e godet të moshuarën me shuplaka në fytyrë.

Lidhur me këtë, për Shqip.com, ka folur Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës.

Ai ka thënë se punëtorës abuzuese duhet t’i hiçet licenca e punës dhe se kjo as që duhet të diskutohet.

“Çështja e licencës nuk duhet të diskutohet, ajo kurrë nuk duhet me e pa me sy më profesionin human. Dënimi ndaj saj duhet të jetë maksimal sepse është shfrytëzim përtej logjikës i pozitës së punës”, tha Kodra.

Lexo edhe:
Kërkohet heqja e licencës së punës ndaj infermieres që abuzoi fizikisht të moshuarën në Pejë

Në lidhje me rastin Shqip.com, ka kontaktuar edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, të cilët thanë se ajo që e abuzoi me të moshuarën ishte infermiere.

Për këtë rast, kanë deklaruar se do të mbahet edhe konferenca për media në ora 19:00.

“Po mund ta konfirmoj që vajza që e sulmoi të moshuarën është infermiere, për detaje të hollësishme do të mbajmë konferencë për media në ora 19:00”, u tha nga Shtëpia e të Moshuarve.

Lexo edhe:
Shtëpia e të Moshuarve në Pejë konfirmon se vajza që sulmoi të moshuaren është infermiere

/Shqip.com