Rozë Ndërkombëtar

Johnny Depp në lidhje dashurie me avokaten e tij

Çështja e shpifjes së Johnny Depp dhe Amber Heard u bë shumë e komentuar në media.

Johnny fitoi çështjen e mbështetur nga avokatja e tij Camille Vasquez, me të cilën thuhej se ai ishte në lidhje mirëpo Camille hodhi mënjëanë thashethemet.

Pas kësaj duket se ka një zhvillim të ri në jetën e aktorit. Sipas raportimeve, Johnny është në lidhje me njërën prej avokateve të tij.

Aktori i “Pirates of the Carribean” duket se ka gjetur dashurinë tek ish-avokatja e tij, Joelle Rich, e cila e përfaqësoi atë në rastin e shpifjes në vitin 2018.