Lajme

Në Kosovë aprovohet doza e katërt e vaksinës për disa kategori

Vaksinimi kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka miratuar vendimin për lejimin e dhënies së dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 për disa kategori të personave.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, kjo vaksinë mund të merret nga të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçe, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Tutje sipas MSH-së, kjo vaksinë është rekomanduar të merret nga personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5-vjeçare, gjithashtu të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Në Kosovë, aktualisht janë 885 raste aktive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste pozitive./Shqip.com