Matic i viziton manastiret në Deçan dhe Graçanicë
Publikuar:
(22.06.2022 15:45:26)
Ditë më parë e siguroi transferimin në Romë, e sot e vizitoi Kosovën.
Futbollisti serb, Nemanja Matic ka qenë sot – te manastiret në Graçanicë dhe Deçan.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes dy fotografive të postuara në Instagram.
33 vjeçari ishte bërë lajm edhe vite më parë – për një situatë paksa të ngjashme.
Kur festonte ditëlindjen e 28-të, Chelsea asokohe e kishte uruar me një foto – në prapavijën e së cilës shihej flamuri i Shqipërisë.
Kjo kishte shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, teksa nuk ka pasur ndonjë koment, ose provokim nga vetë futbollisti.
Matic – ka një CV të pasur, pasi është fitues i Premierligës, ndërsa së fundmi e djersiti fanellën e Manchester United./Shqip.com