Reuters shkruan për vendimin e Shqipërisë që të strehojë refugjatët afganë

Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar të dielën se Shqipëria ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e përkohshëm të disa refugjatëve afganë.
Reuters e ka cituar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkroi mëngjesin e së dielës për vendimin e Tiranës.
Kreu i ekzekutivit shqiptar, këtë ia sugjeroi edhe Kosovës.
Në artikull përmendet edhe deklarata e Luan Dalipit, i cili e ka pranuar se “Qeveria është në kontakt me SHBA-të për këtë çështje”.
“Qindra trupa amerikane janë akoma të stacionuara në Kosovë si paqeruajtëse më shumë se dy dekada pas luftës 1998-99 me forcat e atëhershme të sigurisë jugosllave”, thuhet në artikull.
Përpos qeverive edhe opozita në Kosovë e Shqipëri kanë shprehur qëndrimin e tyre që të pranohen afganët me kërkesë të SHBA-ve.
Situata në Afganistan është tensionuar pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare.
Talebanët kanë përparuar dhe tash janë duke hyrë në Kabul nëpër të gjitha anët. /Shqip.com