E pranon Qeveria: Jemi në komunikim me SHBA-të për strehimin e afganëve

Qeveria e Kosovës e ka pranuar që është në komunikim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth çështjes së pranimit të disa refugjatëve nga Afganistani.
Para disa dite, Reuters kishte raportuar se “Qeveria e Kosovës është në bisedime me SHBA-të për sa i përket kësaj krize humanitare”.
Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi e ka konfirmuar këtë për Gazetën Online Shqip.com
“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka thënë Dalipi.
Këtë ai sugjeroi edhe Prishtinës – t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së SHBA-ve.
Shumë bashkëpunëtorë të NATO-s gjatë këtyre njëzet viteve në Afganistan kanë ikur nga vendi.
Kjo për shkak të rrezikut nga persekutimi eventual që mund të pësojnë nga talebanët.
Në këtë krizë humanitare edhe kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka shprehur pajtimin e tij që Shqipëria të jetë në linjën strategjike të SHBA-ve.
Ashtu edhe opozita në Kosovë, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, kërkoi që të pranohet një numër afganësh në Kosovë për shkak të situatës atje. /Shqip.com