Basha: Shqipëria t’i pranojë afganët si bashkëpunim strategjik me SHBA-të

Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se duhet të pranohet kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin e qindra refugjatësh afganë.
“Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona”, ka shkruar Basha.
Sipas Bashës, rrezik për identiteitn kombëtar nuk është bashkëpunimi strategjik me SHBA-të, por siç e cilësoi ai “Qeveria e pakicës”.
“Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre”, ka shkruar Basha në Facebook.
Situata në Afganistan është tensionuar pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare.
Talebanët kanë përparuar dhe tash janë duke hyrë në Kabul nëpër të gjitha anët.. /Shqip.com