Sport Shqiptar

Zyrtare: Trepça ’89 nënshkruan me Gentrit Dumanin

Klubi mitrovicas Trepça ’89 ka njoftuar për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Gentrit Dumani.

Dumani së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, shkruan Shqip.com.

Në të kaluarën është paraqitur edhe te Flamurtari, Drenica e Malisheva.

“𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐃𝐮𝐦𝐚𝐧𝐢. Gentrit Dumani i u bashkohet familjes bardhë e gjelbërt 💚🤍Dumani luan pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka një karrierë të pasur në Futbollin Kosovar, ai ka luajtur në ekipe të ndryshme në Futbollin Kosovar si KF Flamurtari, KF Drenica, KF Malisheva dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës. Gentritit i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërt e bardhë 💚🤍. 𝐌𝐢𝐫𝐞𝐬𝐞𝐞𝐫𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐮𝐦𝐞 ✍🏻”, shkruhet në njoftimin ’89-shit.

/Shqip.com