Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: PSG shkarkon Pochettinon

Mauricio Pochettino

Aventura me paraisienët u mbyll.

Paris Saint-Germain ka konfirmuar largimin e trajnerit të tyre, Mauricio Pochettino.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në një komunikatë zyrtare për media.

“Klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’u uroj atyre më të mirën për të ardhmen”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Vendin e tij do ta zë ish-trajneri i Lillë dhe se fundmi i OGC Nice, Christophe Galtier, i cili fitoi Ligue 1 me ‘Les Dogues’ më 2020.

Lexo edhe:
PSG-ja ka arritur marrëveshje me trajnerin francez

Përndryshe, trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021. Ish-kapiteni i “Rouge et Bleu” bëri 84 ndeshje në të gjitha garat në pankinën parisiene.

Nën drejtimin e tij, Paris Saint-Germain fitoi Trofeun e Kampionëve 2020, Kupën e Francës 2021 dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij, prillin e kaluar. /Shqip.com