Sport Ndërkombëtar

PSG-ja ka arritur marrëveshje me trajnerin francez

Christophe Galtier

Një trajner i ri do të zbarkojë në “Parkun e Princave”.

Emri tij është Christophe Galtier.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Paris Saint-Germain është i bindur se do të rregullojë situatën e Galtier me OGC Nice këtë javë, ndërkohë që ka marrëveshje të plotë me menaxherin francez për kontratën. Është “çështje detajesh”.

PSG gjithashtu do të negociojë me Interin për Milan Skriniar si objektiv kyç këtë javë”, ka shkruar Romano.

Qëllimi i parsienëve është i njëjtë edhe në këtë sezon: Ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Sezonën e kaluar u “gjunjëzuan” përballë Real Madrid në raundin e parë me e elemnim direkt.

Leo Messi me shokë do tentojnë përsëri, ani pse konkurenca vazhdon të jetë e “zjarrtë”. /Shqip.com