Zyrtare: Claudio Ranieri prezantohet në klubin italian

Trajneri Claudio Ranieri është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Caglari, teksa ka vendosur që të drejtojë ishullorët në një sfidë ku si objektiv do të jetë ngjitja në Serinë A, edhe pse fillimi i kampionatit nuk ka qenë ai i shpresuari dhe skuadra gjendet larg këtij objektivi.
Ranieri wshtw prezantuar sot nga klubi italian.
“Mbreti Claudio u kthye”, shkruante klubi në postimin në rrjetet sociale, teksa shfaqte momentet e mbërritjes së Ranierit, të pritur si hero nga tifozët e këtij ekipi.
Ranieri kishte drejtuar Caglarin nga viti 1988 më 1991, duke i ngjitur atëherë nga Seria C në Serinë A, e duke marrë famë në një karrierë që më pas e çoi në majat e futbollit evropian.
“Ky është vendi ku kuptova që mund të bëja trajnerin dhe këtë eksperiencë këtu e kam marrë me vete kudo që kam qenë”, tha Ranieri para gazetarëve pas zyrtarizimit të firmës së tij si trajneri i ri i Caglari.
King Claudio is back 👑#Ranieri pic.twitter.com/Ioc0XIfYBT
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) January 3, 2023
/Shqip.com