Zyrtare: Bournemouth huazon mbrojtësin e Romës
Publikuar:
(31.01.2023 09:16:26)

Bournemouth ka njoftuar transferimin e Matias Vina nga Roma.
Mbrojtësi uruguaian arrin në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje dhe pjesën tjetër të sezonit do të luajë në Premierligë.
“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin me mbrojtësin e krahut të majtë, Matias Vina, i cili vjen në formë huazim fillestar gjashtë mujor nga Roma” – shkruan Bournemouth.
25-vjeçari u transferua verën e vitit 2021 nga Palmeiras te Roma, por këtë sezon u zhduk nga harta e Mourinho-s dhe tani do të provojë të rigjejë vetëveten.
/Shqip.com