Zyrtare: Arsim Abazi emërohet drejtor sportiv i Ferizajt
Publikuar:
(13.06.2023 14:38:09)

KF Ferizaj ka zyrtarizuar Arsim Abazin në postin e drejtorit sportiv të klubit.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit ferizajas në rrjetet sociale.
“FC Ferizaj e ka kënaqësinë të ju informoj se Arsim Abazi është i përzgjedhuri i klubit për pozitën e drejtorit sportiv. Arsim Abazi apo “Cima” siç njihet në komunitetin e futbollit së fundmi ishte selektor i Kosovës për grupmoshat U17. Kurse në kaluarën ka qenë trajner i FC Ferizaj dhe disa ekipeve tjera në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Ferizajt.
Ai ka një karrierë të pasur si futbollist teksa ka luajtur edhe jashtë Kosovës.
/Shqip.com