Lajme

Zyra e Prokurorit të Shtetit: Do të ndërmerren veprime ligjore për rastin e kryeprokurorit të Gjakovës

Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional.

Lidhur me këtë, përmes një njoftimi për media nga zyra e prokurorit të shtetit thuhet se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi, do të ndërmarrë veprime ligjore.

“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZPSH-së.

Lexo edhe:
Haxhiu pas publikimve për kryeprokurorin e Gjakovës: Arsye e mjaftueshme për të ndërmarrë masa ligjore

Për rastin ka reaguar dhe ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se publikimi i sotëm ku dëshmohet që Buzhala ka dërguar gabimisht pyetjet për bashkëpunëtor profesional është arsyeje e mjaftueshme për të ndërmarre masa ligjore.

“Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Lexo edhe:

VIDEO/Dyshohet se Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

Kryeprokurori Buzhala kur i shpërndau pyetjet i drejtohet dikujt se “këto janë pyetjet e testit me shkrim. Shiko shfrytëzoje kohën deri në orën 13:00”.

Siç raporton Kallo.com, ai këto pyetje ia ka dërguar gazetares së tyre, Adelina Ahmeti duke shkruar “këto janë pyetjet e testit me shkrim”.

Pyetjet kanë qenë për testin me shkrim për bashkëpunëtor profesionalë, test i cili është mbajtur gjatë ditës së sotme brenda objektit të ish-Rilindjes, ku është edhe Ministria e Drejtësisë.

Kryeprokurori Buzhala pasi dërgoi pyetjet dhe udhëzimin se ka kohë deri në orën 13:00, tutje ai vazhdon të thërras në telefon ndërsa kur përgjigjet ekipi i k, ai nis arsyetimin se kanë qenë të dërguara gabimisht.

“Janë gabim, gabim janë, qe s`priton me i fshi…”, kërkon kryeprokurori Buzhala.

Në momentin që kryeprokurori Buzhala merr vesh se pyetjet janë dërguar në adresë të gazetares së KALLXO.com, ai kërkon sërish fshirjen e përmbajtjes së mesazhit me pyetjet për testin me shkrim për bashkëpunëtorë profesionalë.

Ai nuk pranon të jap përgjigje se kujt ia kishte adresuar këto pyetje, ndërsa vazhdon sërish të kërkoj që të fshihen ato.

Lexo edhe:
Detaje se si Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

SHQIP.com ka kontaktuar me gazetaren, Ahmeti, e cila tha se këto pyetje janë adresuar gabimisht dhe ata kanë pasur komunikim edhe me parë.

“Normalisht që kamë pasur kontakte edhe më herët për shkak të ngjarjeve që ndodhin në Gjakovë. Informacionet që nuk kemi mundur më i marrë nga zyra e mediave, ju kemi qasur direkt kryeprokurorit në lidhje me rastet e ndryshme që ndodhin, normalisht që bien në kompetence të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, ka thënë ajo.Ajo tha se deri më tani nuk ka marrë ndonjë kërcenim, apo kërkesë që të largohet artikulli i publikuar./Shqip.com