Lajme

Detaje se si Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhalla

Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhalla dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Ai këto pyetje ia ka dërguar gazetares së tyre, Adelina Ahmeti duke shkruar “këto janë pyetjet e testit me shkrim”.

SHQIP.com ka kontaktuar me gazetaren, Ahmeti, e cila tha se këto pyetje janë adresuar gabimisht dhe ata kanë pasur komunikim edhe me parë.

“Normalisht që kamë pasur kontakte edhe më herët për shkak të ngjarjeve që ndodhin në Gjakovë. Informacionet që nuk kemi mundur më i marrë nga zyra e mediave, ju kemi qasur direkt kryeprokurorit në lidhje me rastet e ndryshme që ndodhin, normalisht që bien në kompetence të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, ka thënë ajo.

Ajo tha se deri më tani nuk ka marrë ndonjë kërcenim, apo kërkesë që të largohet artikulli i publikuar.

“Deri më tani nuk është kërkuar që të largohet artikulli dhe gjithë ditën kemi tentuar ta thërrasim prapë kryeprokurorin, sepse e kemi pasur një komunikim, por që deri më tani nuk më ka thirrur dikush me më kërcënuar ose diçka të tillë. Përveç se si dëgjohet edhe në video, ku ai ka kërkuar që të fshihet biseda”.

Ahmeti shtoi se pas publikimit të gjitha detajet i kanë adresuar me anë të një shkresë të veçantë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Përveç publikimit të shkrimit që e kemi bërë, të gjitha detajet dhe të gjitha veprimet që i kemi ndërrmarrë gjatë ditës së sotme pas marrjes së mesazheve, i kemi përcjellë me anë të një shkresë të veçantë dhe të protokollume në Këshillin Prokurorial të Kosovës, të Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe të sekretari i KPK-së. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje përveç asaj që ka me u trajtu deri në fund”.

SHQIP.com ka dërguar pyetje në KPK-së në lidhje me veprimet që do të ndërmerren në këtë rast, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje.

Ndryshe, Kallxo.com sot gjatë ditës ka raportuar se kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhalla dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Lexo edhe:
VIDEO/Dyshohet se Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

Pyetjet kanë qenë për testin me shkrim për bashkëpunëtor profesionalë, test i cili është mbajtur gjatë ditës së sotme brenda objektit të ish-Rilindjes, ku është edhe Ministria e Drejtësisë.

Kryeprokurori Buzhala pasi dërgoi pyetjet dhe udhëzimin se ka kohë deri në orën 13:00, tutje ai vazhdon të thërras në telefon ndërsa kur përgjigjet ekipi i k, ai nis arsyetimin se kanë qenë të dërguara gabimisht.

“Janë gabim, gabim janë, qe s`priton me i fshi…”, kërkon kryeprokurori Buzhala.

Ky i fundit më pas ka kërkuar që të fshihet fjalët.

Kjo media me të marrë vesh se ishte duke u mbajtur një test me shkrim për bashkëpunetorë profesionalë për disa prokurori të ndryshme, ka shkuar në ndërtesën ku po mbahej testi me shkrim.

Gjatë asaj kohe sa ekipi qëndroi në ndërtesë, gjatë bisedave me disa nga të testuarit për pozitën e bashkëpunëtorit profesionalë, të njëjtit ia konfirmuan ekipit të kësaj media se pyetjet ishin të ngjashme sikurse ato që i kishte dërguar kryeprokurori Buzhala gazetares së kësaj media.

Kujtojmë se një vite më parë SHQIP.com ka publikuar disa përgjigjem të gjykatëseve dhe prokuroreve, të involvuar në skandale, ku të njëjtit janë hetur, degraduar dhe janë larguar nga sistemi i drejtësisë.

Në këto përgjime është lakuar edhe emri i ish-kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumez.

Lumezi, ishte i përfshirë në dosjen Inteligjenca e Zhvatjes në përgjime, ku janë shkarkuar një prokuror, një gjyqtar dhe shefi i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu./SHQIP.com