Lajme

Haxhiu pas publikimve për kryeprokurorin e Gjakovës: Arsye e mjaftueshme për të ndërmarrë masa ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se publikimi i sotëm ku dëshmohet që Buzhala ka dërguar gabimisht pyetjet për bashkëpunëtor profesional është arsyeje e mjaftueshme për të ndërmarre masa ligjore.

“Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Tutje, Haxhiu tha se tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen.

Po ashtu, ajo tha se janë të shumta kërkesat që adresohen në MD, lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë si dhe kandidatët ankohen për procese të ‘kurdisura’.

Lexo edhe:
VIDEO/Dyshohet se Kryeprokurori i Gjakovës shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë

Kryeprokurori Buzhala kur i shpërndau pyetjet i drejtohet dikujt se “këto janë pyetjet e testit me shkrim. Shiko shfrytëzoje kohën deri në orën 13:00”.

Siç raporton Kallo.com, ai këto pyetje ia ka dërguar gazetares së tyre, Adelina Ahmeti duke shkruar “këto janë pyetjet e testit me shkrim”.

Pyetjet kanë qenë për testin me shkrim për bashkëpunëtor profesionalë, test i cili është mbajtur gjatë ditës së sotme brenda objektit të ish-Rilindjes, ku është edhe Ministria e Drejtësisë.

Kryeprokurori Buzhala pasi dërgoi pyetjet dhe udhëzimin se ka kohë deri në orën 13:00, tutje ai vazhdon të thërras në telefon ndërsa kur përgjigjet ekipi i k, ai nis arsyetimin se kanë qenë të dërguara gabimisht.

“Janë gabim, gabim janë, qe s`priton me i fshi…”, kërkon kryeprokurori Buzhala.

Në momentin që kryeprokurori Buzhala merr vesh se pyetjet janë dërguar në adresë të gazetares së KALLXO.com, ai kërkon sërish fshirjen e përmbajtjes së mesazhit me pyetjet për testin me shkrim për bashkëpunëtorë profesionalë.

Ai nuk pranon të jap përgjigje se kujt ia kishte adresuar këto pyetje, ndërsa vazhdon sërish të kërkoj që të fshihen ato./Shqip.com