Lajme

ZRRE takon përfaqësuesit e MCC-së, diskutojnë për implementimin e programit në vlerë të mbi 200 milion dollarëve

Zyra e Rregullatorit për Energji

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, është takuar me përfaqësuesit e Sfidës së Korporatës së Mijëvjeçarit (MCC).

Përmes një njoftimi për media nga ZRRE thuhet se në këtë takim është diskutuar për implementimin e programit i cili ka në vete tri projekte që arrijnë vlerën mbi 200 milion dollarë.

“ZRrE priti në takim përfaqësuesit e MCC-së, për të diskutuar rreth modaliteteve të implementimit të programit i cili ngërthen në vete tri projekte, rezervat dhe arbitrazh i energjisë (bateritë me kapacitet 170 MË, që ofrojnë rezervë për 340MWh), zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorin e energjisë si edhe Projektin e Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim”, thuhet në njoftim.

 Sipas ZRRE-së, në këtë takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të gjitha institucioneve në Kosovë në mënyrë që ky program të filloj të implementohet sipas afateve të parashikuara.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji
Lexo edhe:
Kurti: 236.7 milionë dollarët e MCC-së investimi më i madhi në energj

Para gjashtë ditësh bordi i drejtorëve të MCC-së kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Lidhur më këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është investimi më i madh ndonjëherë në sektorin e energjisë.

Sipas Kurtit kjo do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë.

Lexo edhe:
Osmani: Projekti i miratuar nga MCC-ja do të ndihmoj fuqinë punëtore dhe sistemin e energjisë elastike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i projektit kompakt nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, (MCC) do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi energjie elastike.

Krahas energjisë elastike, Osmani ka thënë se kjo marrëveshje kompakte do të ndikojë edhe fuqinë punëtore profesionale.

Lexo edhe:
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

Kurse, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli të autorizohet nga presidentja Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në./Shqip.com