Lajme

Osmani: Projekti i miratuar nga MCC-ja do të ndihmoj fuqinë punëtore dhe sistemin e energjisë elastike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i projektit kompakt nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, (MCC) do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi energjie elastike.

Krahas energjisë elastike, Osmani ka thënë se kjo marrëveshje kompakte do të ndikojë edhe fuqinë punëtore profesionale.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter.

pas miratimit të bordit të MMC-së të programit Kompakt, në një thirrje telefonike me Mahmoud Bah unë shpreha vlerësimin tonë dhe mirënjohjen për partneritetin. Marrëveshja kompakte prej 236.7 milion dollarë do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi energjie elastike dhe një fuqi punëtore profesionale”, shkroi Osmani.

Rizvanolli: MCC ka aprovuar 236.7 milion dollarë për investime në sektorin e energjisë – SHQIP.com

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar shumën prej 236.7 milionëve për sektorin e energjisë në Kosovë.

“Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik”, ka bërë të ditur Rizvanolli.

Kurti: 236.7 milionë dollarët e MCC-së investimi më i madhi në energji – SHQIP.com

Lidhur më këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është investimi më i madh ndonjëherë në sektorin e energjisë.

Sipas Kurtit kjo do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë./Shqip.com