Zjarri në spitalin e Tetovës – Tre zyrtarë japin dorëheqje
Publikuar:
(10.09.2021 18:12:50)

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florim Besimi, kolegu i tij, drejtori ekonomik, Artan Etemi dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, kanë dhënë dorëheqje të premten nga pozitat e tyre “si akt moral”.
Dorëheqja e tyre vjen pasi të mërkurën mbrëma në Spitalin e Tetovës ka shpërthyer një zjarr nga i cili kanë mbetur të vdekur 14 persona, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar.
Për dorëheqjet, tre zyrtarët kanë njoftuar përmes postimeve në llogaritë e tyre në rrjete sociale.
Derisa kanë thënë se bashkëndjejnë dhimbjen me familjarët e viktimave, kanë shpresuar se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtarë do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia./SHQIP.com


