Publikohen pamjet kur shpërthen zjarri në Spitalin e Tetovës
Publikuar:
(10.09.2021 15:01:01)

Janë publikuar pamjet në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Spitalin e Tetovës ku mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të tjerë u lenduan, përcjell Shqip.com.
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa persona arrijnë të largohen në momentet e fundit para se zjarri ta kaplojë tërësisht objektin.
Ndërkaq, 14 trupat e viktimave nga shpërthimi i zjarrit u janë dorëzuar familjarëve të tyre dhe se varrimi i tyre bëhet të premten.
Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës, në Spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientët e prekrur me Coronavirus, shpërtheu një zjarr i cili i mori jetën 14 personave dhe 12 të tjerë morën lëndime./Shqip.com