Art Jetese

Zgjoheni ne dhimbje stomaku? – Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi

Zgjimi me dhimbje stomaku mund të jetë për shkaqe të ndryshme.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga shkaqet se pse mund të zgjoheni me dhimbje stomaku dhe se çfarë mund të bëni.

Mund të vuani nga refluksi i stomakut

Nëse zgjoheni shpesh me urth, shije acidi në gojë, dhimbje barku, mund të keni sëmundjen e refluksit të stomakut.

Kjo ndodh kur një pjesë specifike në ezofag që pengon lëngjet e sistemit tretjës të kalojnë lart, dobësohet ose relaksohet kur nuk duhet.

Shenjat përfshijnë: Urth dhe djegie në gjoks ose në pjesën e sipërme të barkut, ndjenja e kalimit të ushqimit, lëngjeve ose përmbajtjeve të tjera të stomakut në gojë ose në fyt.

Çfarë mund të bëni

Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, provoni këto ndryshime në stilin e jetës:

Ruani peshën e duhur trupore, shmangni ushqimet nxitëse si për shembull ato me aciditet të lartë, ushqimet pikante, agrumet, çokollatën, kafenë, qepët, nenexhikun dhe pijet me gaz.

Mos konsumoni ushqim dy deri në tre orë para se të flini, ngrini kokën gjatë natës me një jastëk shtesë, shkruan Agroweb.

Konstipacioni

Një arsye tjetër mund të jetë konstipacioni dhe për ta luftuar mbani mend këto këshilla: ushqehuni shëndetshëm.

Mund të keni ulçerë në stomak

Sëmundja e ulçerës peptike, e njohur edhe si ulçera e stomakut, mund të shfaqet si dhimbje akute ose kronike në pjesën e sipërme të barkut.

Hulumtimet po ashtu sugjerojnë një lidhje midis ankthit dhe depresionit me këtë sindromë.

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje barku dhe fryrje, si dhe ndryshime në lëvizjet e zorrëve, duke përfshirë diarre ose kapsllëk.

/Shqip.com