Lajme

Zgjedhet drejtori i ri i RTK-së

Radio Televizioni i Kosovës (RTK)
Radio Televizioni i Kosovës (RTK)

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka zgjedhur, Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtor të Përgjithshëm të RTK për një mandat tre vjeçar.

Përmes një komunikate nga bordi i bë e ditur se për herë të parë në RTK, i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent.

“Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat, dhe sipas tyre edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve.

“Në procesin e intervistimit, janë paraqitur nëntë kandidatë. Ndërkaq, një kandidate nuk e ka vazhduar garën. Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë ne dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta”, thuhet në njoftim.

Ky është rezultati i kandidatëve pas intervistimit

Katër muaj më parë, me nëntë vota pro dhe asnjë kundër, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të mediumit publik, Ngadhnjim Kastrati.

Lexo edhe:
Bordi shkarkon nga pozita e drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin

Sipas njoftimit të këtij bordi, shkarkimi i Kastratit ka ardhur si pasojë e shkeljeve të Ligjit për RTK-në, nepotizmit, keqpërdorimeve, mospunës, degradimit dhe raportimit të anshëm e jo objektiv të mediumit publik.

Ndërsa, dy muaj më parë mungesa e bazës së qartë ligjore ka bërë që të dështoi zgjedhja e drejtorit të ri të Radio Televizionit të Kosovës.

Lexo edhe:
Mungesa e bazës së qartë ligjore kthen në zero zgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së

Bordi i RTK-së ka thënë se e ka përmbyllur procesin e konkursit duke mos  e votuar asnjë kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, duke mos paragjykuar profesionalizmin dhe vizionin e disa kandidateve për zhvillimin e RTK-se./Shqip.com