Lajme Botë

Zelenskiy: Po dialogut me Rusinë, por jo me presidentin Putin

Presidenti i Ukrainës, Zelenskiy ka nënshkruar një dekret gjatë ditës së sotme duke deklaruar zyrtarisht se asnjëherë nuk do të dialogoj me presidentin Putin.

Siç raporton The Guardian, dekreti zyrtarizoi komentet e bëra nga Zelenskiy të premten pasi presidenti rus shpalli katër rajone të pushtuara të Ukrainës si pjesë të Rusisë.

“Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, tha Zelenskiy të premten.

Klauzola një e dekretit, e cila u përgatit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës më 30 shtator, thotë “Ukraina vendosi të deklarojë pamundësinë e zhvillimit të negociatave me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin”./Shqip.com