Rozë

Zbulohet banori i edicionit të ri të Big Brother VIP?

Big Brother VIP

Ish-konkurrenti i përputhen, Mevlan Shaba është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në “Kepin e Vip-ave”.

Ai, gjatë emisionit ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP.

I pyetur në lidhje me këtë Mevlani tha: Aty është një thikë me dy presa sepse nuk i dihet gjithmonë ne mendojmë që jemi aq të aftë, ne mund të bëjmë namin pastaj këto janë formate që ti nuk e di kurrë se si shkojnë kështu që qejfi edhe na e ka edhe jo.

“Duke qenë se janë 20-30 personazhe të ndryshëm, do të përballesh me këdo. Mua nuk më shqetëson ky fakt. Di t’i përballoj njerëzit si në rastet e debateve, sjelljeve. Kjo është pak e vështirë sepse nuk jam mësuar të rri i mbyllur. Jam gjatë gjithë kohës jashtë”, ka shtuar ai.

/Shqip.com