Rozë

Zarf i Zi në Big Brother VIP Kosova, dënohen Mbresa dhe Xhuli

Mbrëmë në Big Brother VIP Kosova kanë ndodhur shumë befasi.

Një nga to është edhe dënimi që i është bërë Mbresës dhe Xhulit nga produksioni, pas të njëjtat kanë diskutuar nominimet dhe kanë folur në gjuhë të huaj.

Të dyja vajzat janë dënuar për këtë gjë duke shkuar në nominim automatikisht ketë javë.

Ndërsa, Stresi, Arta, Artani, Dafina, Andi dhe Melisa kanë shkuar në nominim nga banorët e BBVK-ës.

Nominimet janë bërë nga banorët në prani të njëri-tjetrit dhe jo në dhomën e rrëfimeve.

/Shqip.com