Rozë

Zafina Ismajli: Kur kam bërë buzët, u bëra temë në gjithë shtetin

Zanfina Ismajli

Zanfina Ismajli është këngëtarja shqiptare që është pëlqyer shumë për projektet muzikore.

Ani pse nuk është aktive me prurjet e reja, ajo nuk po i lë anash postimet nga përditshmëria në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka zgjedhur që të prek një temë mjaft aktuale – operacionet plastike.

Zanfina Ismajli

Sipas artistes në kohën kur ajo ka bërë buzët është diskutuar shumë, ndërsa tani çdo kush i bënë.

“Po bre, u pata bërë temë në gjithë shtetin, tash që secila i ka fryrë më shumë se tjetra po i bie që më kanë lakmuar. Por, unë moti kam hequr, tani le të fillojnë tjerat t’i heqin”, është shprehur ajo.

Sidoqoftë kësaj, Ismajli ende përfolet në faqet rozë, si për jetën personale, e po ashtu edhe për atë profesionale./SHQIP.com