Rozë

Ylli i Real Madridit bën këtë veprim ndaj Dhurata Dorës

Dhurata Dora ndjeket nga ylli i Real Madridit,

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon të jetë njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar, shkruan SHQIP.

Ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën që ajo bën po edhe për muzikën e saj.

Dhurata është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit imazhet nga më të ndryshmet dhe sot numëron një numër të madh të ndjekësve.

Së fundi, në sy të fansave ra një detaj epik ku futbollist brazilian, Vinicius Jr, ka filluar të ndjek në Instagram Dhurata Dorën.

Kjo nuk është hera e parë qe ky futbollist ndjek një këngëtarë shqiptare.

Ai më parë ka ndjekur edhe reperen Tayna./SHQIP.com