Sport Shqiptar

Xhudistët e tjerë eliminohen në Paris

Në Grand Slamin e Parisit përveç kampiones olimpike të Tokio 2020 morën pjesë edhe tre garues nga Kosova: Akil Gjakova (deri 73kg), Flaka Loxha (deri 57kg), si dhe Laura Fazliu (deri 63kg) e që të tre u eliminuan.

Akil Gjakova u eliminua në betejën e dytë në raundin e dytë, pasi u mposht nga  algjeriani Messaoud Redouane Dris. Flaka Loxha dhe Laura Fazliu, nën instruksionet e Majlinda Kelmendit, u ndalën në betejat e parë.

Laura Fazliu humbi betejën me DOI Masako nga Japonia, ndërsa Flaka Loxha me çeken Vera Zemanova.

Distria Krasniqi ka siguruar medalje duke arritur të kalojë në finale të Grand Slamit të Parisit dhe do të përballet pas pak minutash me francezen Amandine Buchard, medaliste e argjendtë nga Tokio e dy herë e bronztë nga Kampionati Botëror i Xhudos.

Distria përpos që i solli Kosovës medaljen e dytë të artë nga Lojërat Olimpike Tokio 2020 vitin e kaluar pak para se Nora Gjakova t’ia sjellë të tretën nga e njëjta garë, ajo po ashtu nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos u shpall xhudistja e vitit për vitin 2021 e këtë vit e filloi me medaljen e artë në Grand Prixin e Portugalisë./SHQIP.com