Sport Shqiptar

Majlinda tash trajnere e kampionëve të ardhshëm

Majlinda Kelmendi

Federata Evropiane e Xhudos ka publikuar një fotografi të Majlinda Kelmendit, ku shihet duke dhënë instruksione si trajnere në një lojë të xhudos në Grand Slamin e Parisit në te cilin po marrin pjesë katër xhudistë nga Kosova.

“Hera e fundit që e pamë Majlinda Kelmendin në Paris ishte në vitin 2017 kur ajo fitoi të artën.

Tash kampionia olimpike ka një rol të ri! Te trajnojë kampionët e ardhëm të Kosovës”, ka shkruar Federata në Facebook.

Majlinda Kelmendi kishte bërë historinë në Rio 2016 me medaljen e parë olimpike në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në këto Lojëra.

Xhudistja për më shumë se një dekadë i solli Kosovës dhjetëra çmime e medalje nga gara të ndryshme para dhe pas anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014, anëtarësim në të cilin kontribuoi shumë edhe vetë. 

Në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ajo pësoi disfatë në lojën e parë dhe vendosi t’i japë fund karrierës si garuese në xhudo për të vazhduar tash si trajnere./SHQIP.com