Xherdan Shaqiri e nis me këmbë të mbarë “aventurën” me Lyonin
Publikuar:
(12.09.2021 22:37:09)

Xherdan Shaqiri e ka nisur mbarë “aventurën” e tij në futbollin francez.
Sulmuesi me nënshteësi zvicerane ka arritur të lë gjurmë në ndeshjen e sontme që ekipi i tij i ri, Lyoni e zhvilloi kundër Strasbourg, shkruan Shqip.com.
Ish-futbollisti i Liverpoolit asistoi në golin e dytë të shënuar nga Jason Denyer në minutën e 64-të, duke dhënë sinjale pozitive që po rikthehet në formë të mirë.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 3-0, dhe përveç Denayer nga një gol shënuan Mousa Dembele dhe Lucas Paqueta.
Pas këtij takimit, Lyoni pozicionohet në vendin e tetë në Ligue 1 me tetë pikë të grumbulluara./Shqip.com