Xhensila zhduk të gjitha fotot me Besin
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë shndërruar në personazhet më të komentuara në median rozë, për shkak të lajmeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Fillimisht zërat për ndarjen e çiftit filluan pasi këngëtarja i fshiu nga rrjetet sociale të gjitha fotot me bashkëshortin e saj, ndërsa më pas ata nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin as në Instagram.
Çifti ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me lajmet për ndarjen, duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Megjithatë kohët e fundit Besi ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij.
Në fotot e postuar në Instagram, aktori ka treguar se po kalon shumë kohë me vajzën e tij, Ajka dhe djalin Amen i cili erdhi në jetë vetëm disa muaj më parë.
Mirëpo në postimet e bëra në asnjë foto nuk duket Xhensila, që e cila ka nxitur më shumë dyshimet që çifti janë ndarë.
/Shqip.com