Xavi ka tre emra për të zëvendësuar Sergio Busquetsin
Publikuar:
(13.05.2023 12:28:45)

Mesfushori spanjoll do të largohet nga klubi pasi kishte veshur fanellën e blaugranave për 18 vite.
Barcelona do të ketë të veshtirë të gjej një zëvendësues për pozitën e Busquets, dhe qysh tani kanë nisur të mendojnë pasardhësin e tij.
Trajneri Xavi Hernandez ka tre emra të cilët i sheh si pasues ideal të Busqutes.
Sipas gazetës katalunase Sport, tre emrat që janë në mendjen e Xavit për të zëvendësuar mesfushori spanjoll janë: Martin Zubimendi i Real Sociedad, Sofyan Amrabat i Fiorentinës dhe Guido Rodriguez i Betisit
/Shqip.com