Sport Ndërkombëtar

Xavi e kërkon te Barcelona talentin 16-vjeçar brazilian

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar interesimin për Endrick Felipe.

Endrick është sensacioni i momentit në futboll dhe luan te skuadra braziliane Palmerias.

Shumë klube të mëdha evropiane janë vendosur pas tij, në mesin e tyre edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i ‘Blaugrana’, Xavi Hernandez.

“Ne kemi folur me babain e Endrick dhe gjithashtu me lojtarin. Ua shpjegova projektin. Ne e duam atë, ai është një top talent”, tha ai për ‘ESPN’.

“Endrick është lloji i lojtarit që na nevojitet. Shpresoj që ai t’i bashkohet Barçës. I takon atij të vendosë”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet drejt cilit ekip do kalojë i riu brazilian.

Ai është 16-vjeçar.

/Shqip.com