Sport Ndërkombëtar

Dortmund fiton më shumë nëse humbet finalen e Champions!

Soccer Football - DFB Cup - Round of 16 - VfB Stuttgart v Borussia Dortmund - MHPArena, Stuttgart, Germany - December 6, 2023 Borussia Dortmund players pose for a team group photo before the match REUTERS/Angelika Warmuth DFB REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO.

Të fitosh, apo të mos fitosh, kjo është dilema e madhe e B.Dortmund. Duket pak e vështirë për tu besuar, por Dortmund do të fitonte më shumë para nëse humb në finalen e Champions League përballë Real Madrid, kjo për shkak të Jude Bellingham.

Në verë, kur talenti britanik firmosi me Real Madrid, në kontratë është përfshirë edhe një bonus i madh për B.Dortmund.

Nëse Reali do të fitojë Champions League në arkën e Dortmund do të shkojnë automatikisht 25 milionë euro.

Nëse Dortmund fiton Champions përfiton 20 milionë euro nga UEFA.

Me laps dhe letër në dorë, verdhezinjtë dalin më të fituar nëse humbasin, plus 5 milionë euro.

/Shqip.com