Sport Ndërkombëtar

Wimbledon shpall çmimet rekorde të fituesve të sivjetëm

Shuma e fituesve të kategorive në turneun më prestigjioz të tenisit do të kap shifrën rekord prej 47.3 milionë eurove.

Fituesit e tekeve tek meshkujt dhe femrat do të marrin secili nga 2.3 milionë euro, një rënie nga 2.7 milionë sosh nga hera e fundit që morën pjesë turma shikuesish me kapacitet të plotë në 2019, shkruan BBC.

Trofetë e fituesve ‘tek’ të Wimbledon (femrat dhe meshkujt)

“Vazoja” është në rritje prej 5.4% krahasuar me vitin 2019, kur çmimi i parave arriti në 52.4 milionë euro dhe një rritje prej 11% në vitin 2021.

Në vitin 2020, lojtarët që do të ishin kualifikuar morën 11.7 milionë euro në vend të parave të çmimit për ngjarjen e anuluar.

Wimbledon i vitit të kaluar u luajt para turmave të reduktuara për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Novak Djokovic

Tenisi me karrige me rrota ka marrë një rritje të konsiderueshme, më shumë se 40%, duke reflektuar si një rritje në paratë e çmimeve, ashtu edhe faktin se do të ketë dyfishin e numrit të lojtarëve me karrige me rrota që do të garojnë këtë vit.

Wimbledon ka thënë se vazoja e vitit 2022 “vazhdon t’i kushtojë rëndësi mbështetjes së lojtarëve në raundet e para të ngjarjes” dhe ka rritur paratë e çmimeve në raundet kualifikuese.

Serena Williams

Kualifikuesit që kalojnë në të tre raundet kualifikuese do të marrin 72,800 euro dhe do të marrin 58,700 euro nëse fitojnë ndeshjen e tyre të raundit të parë në shortin kryesor.

Përndryshe, Wimbledon – që njihet për finesën e vet dhe interesimin që zgjon te njerëzit e shtresave mbretërore – do të nis më 27 qershor teksa përfundon më 10 korrik. /Shqip.com