Rozë

Voton Gili dhe Ilir Berani: Të gjithë te kutia e votimit

Gili dhe Ilir Berani

Çifti shumë i njohur për publikun shqiptar, Gili dhe Ilir Berani kanë votuar në zgjedhjet lokale që janë duke u mbajtur në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ka postuar një fotografi nën shoqërinë e bashkëshortit të saj.

“Të gjithë te kutia e votimit”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar.

Pak minuta më parë ka votuar edhe reperi nga Ferizaj, Mozzik, i cili i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për një të ardhme më të mirë.

Numri i qytetarëve që kanë të drejtë votë janë një milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

18 parti politike, një koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur garojnë në këto zgjedhje.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllën në orën 19:00, por, nëse ka votues duke pritur pas orës 19:00, procesi vazhdon edhe për disa minuta./SHQIP.com