Vllaznia pëson humbje të thellë nga Paris Saint Germain

Vllaznia e Shkodrës u mposht mbrëmjen e sotme me rezultatin 5:0 nga Paris Saint Germain në duelin e vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.
Kjo është disfata e tretë radhazi për vajzat shkodrane, ndaj klubeve prestigjioze, që janë dukshëm superiore.
Plot 15 gola të pësuar dhe asnjë i shënuar në këto 3 ndeshje. Për sa i përket përballjes së sotme, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të PSG-së.
Gejaro hapi serinë e golave në minutën e 39-të, teksa në të 44-tën Gjergji shkaktoi autogol.
Në pjesën e dytë skuadra franceze realizoi edhe 3 gola të tjerë me Bakman, Baltimor dhe Folke.
Për sa i përket statistikave, Vllaznia nuk goditi asnjëherë portën, kundrejt 15 gjuajtjeve në kuadrat të PSG-së.
Në sfidën e radhës vajzat shkodrane do të presin PSG-në në “Loro Boriçi” në ndeshjen e kthimit.
/Shqip.com