Lajme

Vitia: Qeveria e PAN-it s’ka bërë asnjë ligj në Ministrinë e Shëndetësisë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV - Arben Vitia

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur lidhur me gjendjen në këtë dikaster në kohën e Qeverisë PAN.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Vitia ka thënë se Qeveria PAN nuk ka sjell asnjë ligj që kanë pasur të bëjnë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri foli edhe për miratimin e djeshme të Ligjit për rregullimin e çmimit të barnave.

“Më në fund je është bërë Ligji për rregullimin e çmimit të barnave. Një ligj që duhet t’i gëzohet secili qytetarë dhe ju si përfaqësues të qytetarëve. Shumë më lehtë është për mua dhe asnjëherë nuk kam thënë se pse nuk është bërë ky ligj më herët. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët”.

Vitia tha se ky ligj ka dashur që të bëhet edhe më herët, por që nuk është bërë.

“Pse nuk është bërë më herët? Sepse në Qeverinë e PAN-it a e dini sa ligje janë proceduar në shëndetësi. Zero. Asnjë ligj në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë gjithë qeverisjes së PAN-it nuk është procedu. Edhe atëherë iu kam thënë se kjo çështje rregullohet vetëm me ligj dhe jo me udhëzime”.

Kjo ka ngjallur reagime të deputetëve të opozitës.

/Shqip.com