Lajme

Rama e akuzoi se s’donte të lironte të burgosurit e regjimit në 1990/ Reagon Berisha: Ja e vërteta…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama, i cili në podkastin e tij “Flasim” tha se ai nuk donte të nxirrte nga qelitë të burgosurit politikë.

Ndërsa e konsideroi “shpifje të radhës” të Ramës, ai u shpreh se të burgosurit politikë u liruan pas protestave dhe më pas u anëtarësuan në PD.

“Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e radhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqipërisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik Partia Demokratike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik”, u shpreh Berisha.

Reagimi i plotë i Berishës:

Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxorri në treg shpifjen e radhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik.

Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të dënojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste. #sb

/Shqip.com