Rozë

Vijojnë kunjat, Stresi i kthehet Xhulit: U viktimizove, je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, i është përgjigur akuzave që u bënë në drejtim të tij nga Xhuliana Nura.

Në një postim të fundit në InstaStory, reperi ka adresuar sërish ca nga pikat që e kanë bërë të njohur si një figurë kontraverse.

“Çka pi unë skutave të Tiranës është problemi im, të kishte dashur publiky ty për të qenë fituese, të kishte votuar! Më vjen keq zemra, mbaro ndonjë pite se ta qet më mirë”, shkroi ai, duke iu përgjigjur akuzave të Xhulit, që sipas saj reperi ishte një person i paaftë për të fituar BBVK.

Stresi ka kundërshtuar se Xhuli do të angazhohej si opinioniste për sezonin e ardhshëm të BBVIP Albania, duke i quajtur pretendimet e saj si thashetheme.

“Rrenë e kulluar se më thanë që u mbyt duke rrejtë, ani vajzë ata të Top-it”, shtoi ai, duke lënë të nënkuptohet se Xhuliana nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, siç ishte thënë më parë.

Për më tepër, Stresi akuzoi atë për një incident që, sipas tij, ka ndodhur në Finlandë ku ajo është dënuar nga gjykata për veprimet e saj.

“Bilës ke kryer akte të turpshme para një kafshe dhe Gjykata Finalndeze të ka dënuar për këtë send”, u shpreh reperi.

Ai e mbylli deklaratën e tij me një referencë kritike për raportin e Julianës me Azem Galicë dhe me një ton të prerë duke iu drejtuar Juliana si “Gjylë”.

/Shqip.com