Diola Dosti tregon si reaguan vajzat kur u tregoi se është në lidhje me Erolld Belegun
Publikuar:
(02.05.2024 19:41:23)
Nutricionisjta Diola Dosti e cila kohëve të fundit mori vëmendjen e mediave pasi bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin Erolld Belegu ka folur se si e priten vajzat e saj lajmin për të dashurin 21 vjet më të vjetër.

Ajo u shpreh se vajzat e saj ishin shumë të lumtura për këtë gjë, sidomos që Erolldi është nga Kosova.

Tutje ajo tregon se çfarë e pyeten vajzat e saj.

“Mami a je ti e lumtur sepse për to është shumë e rëndësishme lumturia ime. Kurse në anën tjetër edhe unë i kam bërë të njëjtën pyetje dhe ato kanë thënë se ne jemi më të lumturat në botë që ty po të shkëlqejnë sytë për herë të parë pas disa vitesh”, u shpreh Diola Dosti në Tvklan.
/Shqip.com