Rozë

Videoja virale e Diolës me ish-bashkëshortin e saj 10 minuta para lindjes së vajzës

Diola Dosti është një nga banorët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka treguar për historinë e dhimbshme të ndarjes me bashkëshortin si dhe kujdesin për tri vajzat.

Së fundi është postuar një video e viti 2018, ku Diola shfaqej me Dardanin, asokohe bashkëshortin e saj, 10 minuta para se të lindte.

“Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri yt dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë.

Theksoj janë ushtrime të bëra 10 minuta para lindjes së vajzës sonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu” tha Diola.

/Shqip.com