VIDEO / Rrugëtimi i artë i Distria Krasniqit
Publikuar:
(31.12.2023 15:20:57)

Xhudistja Distria Krasniqi po mbyll vitin 2023 duke e qenë e para në botë. Por, për të arritur këtu, rrugëtimi i saj plot mund e sakrifica nisi kur ishte vetëm 7 vjeçe.
Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë, Distria thotë se xhudoja për të është “vetë jeta”.
Derisa shijon të qenët e para në botë, ajo nuk ndalet – po përgatitet për garën e rëndësishme në Lojërat Olimpike që do mbahen në Paris, më 2024.
/Shqip.com