Lajme Botë

Vetura “Ford” e Princeshës Diana shitet në ankand për mbi 750 mijë dollarë

Makina e tipit Ford Escort RS Turbo Series 1 që drejtohej nga Princesha Diana arriti në 724,500 funte ose përkthyer në dollarë 851,070 në një ankand të mbajtur në qarkun e garave Silverstone të Britanisë.

Faqja e internetit e Silverstone përshkruan makinën si Ford Escort-in e fundit të Princeshës së Uellsit, me 24,961 milje në orë. 

Ajo i përkiste Princeshës së Uellsit midis vitit 1985 dhe 1988. Princesha është parë shpesh duke e drejtuar makinën rreth Chelsea dhe Kensington dhe ka kaluar 6800 milje në të përpara se ta kthente në Ford. 

Vetura e Princeshës Diana

Pas kthimit, makina kishte shumë pronarë përpara se të kthehej në Ford, sipas faqes së internetit Silverstone, shkruan CNN.

Javën e ardhshme bëhen 25 vjet që kur Princesha Diana vdiq në moshën 36-vjeçare.

Ajo vdiq në një aksident trafiku kur një limuzinë në të cilën ajo ishte pasagjere u rrëzua në një tunel të Parisit./Shqip.com