Sport Ndërkombëtar

Vendos përvoja, goli i Kimmich çon Bayernin në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League.

Në një takim plot tension në Mynih vendosi qetësia e një lojtari me shumë përvojë si Joshua Kimmich, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Arsenalit për të dërguar topin në rrjetë në pjesën e dytë.

Skuadra e Mikel Artetës provoi gjithçka për ta çarë mbrojtjen vendëse në minutat e fundit të sfidës, por pa rezultat.

Edhe një herë konfirmohet dominimi historik i Bayernit në përballjet me Arsenalin në Champions League.

/Shqip.com