Rozë

Çfarë po ziejnë Capital T dhe Gresa Hoti?

Këngëtari Capital T po përflitet se është në një lidhje romantike me modelen e njohur po ashtu nga Kosova, Gresa Hoti.

Dyshja kanë postuar foto nga i njëjti vend nga pushimet e tyre në Singapor, në një pishinë me një pamje fantastike nga ku duket qyteti në mbrëmje, që ka bërë ndjekësit të dyshojnë.

Ndryshimi i vetëm është që Capital T e ka postuar foton në datë 14 prill, ndërsa Gresa më datë 24 prill.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje e tyre është e qëllimshme, apo vërtetë ata kanë kaluar pushimet bashkë. Po ashtu ndryshe nga modelja, e cila nuk ka shkruar asgjë, këngëtari shkruan: Duke shijuar një kohë të mirë.

Theksojmë faktin që ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Bukuroshja, e cila momentalisht ndodhet në Bali, ka zgjedhur të postojë edhe momente të tjera nga Singapori.

/Shqip.com