Lajme

Vendimi për gazin, Hoxhaj: Qeveria ka bërë gabim gjeo-strategjik

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosnënshkrimin e projektit për gazpërçuesin amerikan ish-Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj e ka quajtur gabim gjeo-strategjik “që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës”.

Sipas tij, të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Kosovës është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës.

“Të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës. Vendimi i sotëm është krejtësisht kundër kësaj!”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Twitter.

Të enjten, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Kosova nuk e ka çuar përpara projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Sipas saj, kanë nevojë për më shumë informata “për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”.

Një vendim të tillë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të drejtë, pasi sipas saj është “vendim miqësor ndaj mjedisit”./SHQIP.com