Lajme

Von Cramon e quan vendim të drejtë mosnënshkrimin e projektit për gazpërçuesin amerikan

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.
Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola vron Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur vendim të drejtë mosnënshkrimin e Kosovës për projektin e gazpërçuesit amerikan.

Përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar Kosovën për këtë vendim, sipas saj, është miqësor ndaj mjedisit.

“Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, ka shkruar Cramon.

Lexo edhe:
Rizvanolli: Kemi nevojë për më shumë informata për ndërtimin e gazsjellësit

Të enjte, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Kosova nuk e ka çuar përpara projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja e Ekonomisë në konferencë për media

Sipas saj, kanë nevojë për më shumë informata “për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”.

Në një konferencë për media, ajo është shprehur se MCC-ja amerikane ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit./SHQIP.com