Lajme

Rizvanolli: Kemi nevojë për më shumë informata për ndërtimin e gazsjellësit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se kanë nevojë për më shumë informata “për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”, përcjell Shqip.com.

Në një konferencë për media, ajo u shpreh se MCC-ja amerikane ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit.

Ministrja e Ekonomisë në konferencë për media.

“Në këtë situatë, përballë afateve kohore që ka MCC ne kemi vendosur që të vendosim tutje që të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alukuar për programin e kompaktit për investime me risk më të ulët por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën në cakun drejt dekarbonizimit të sektorit  të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, tha ajo.

Tutje, Rizvanolli shtoi se gjatë muajve në vijim do të vazhdojnë punën e përbashkët me ekipin e MCC-së në këtë drejtim.

“Gjatë muajve në vijim do të vazhdojmë pounën e përbashkët intensive me ekipin e MMCC në këtë drejtim dhe jemi mirënnjohës MCCsë, qeverisë amerikane dhe agjencive amerikane për ndihmën teknike dhe financiare i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin sektorit të energjisë së Kosovës”, përfundoi ajo.

Kurse, të mërkurën, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit amerikan dhe termocentralit me gaz.

Lexo edhe:
PDK kërkon aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për gazin

Përmes një komunikate, PDK tha se lidhja e Kosovës në infrastrukturën e gazit që e gëzon përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është interes strategjik, ekonomik dhe gjeopolitik.

Për këtë çështje të martën ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se politizimi dhe njollosja e projektit rreth gazit amerikan është skandaloz.

Lexo edhe:
Haradinaj-Kurtit: Politizimi dhe njollosja e projektit për gazin amerikan është skandaloz

Haradinaj ka kërkuar që Kurti të distancohet nga deklaratat e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili tha se Projekti i Gazit është projekt rus.

Ndryshe, Bislimi ka folur për ardhjen e gazit amerikan në Kosovë, ku sipas tij kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.

Lexo edhe:
Bislimi: Vendimi për reciprocitetin e targave nuk ka të bëjë me Marrëveshjen e Brukselit

”Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë gazi është nga Azerbajxhani dhe Rusia, është budallakët të thuhet se gazi që është nga Greqia dhe përmes Maqedonisë së Veriut është nga Amerika”, kishte thënë ai.

Kurse, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur se nuk ka refuzim nga Kosova për çështjen e projektit për gazsjellësin nga SHBA-të.

Lexo edhe:
Osmani: Nuk ka refuzim nga Kosova për çështjen e gazsjellësit nga SHBA, ka vetëm studim nga ekspertët

Osmani tha se sa i përket aspektit gjeopolitik, Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër, përpos që të bashkëpunojë me SHBA-të për këtë çështje, por që për këtë tha se ka studim nga ekspertët dhe ministritë përkatëse./SHQIP.com